Tringa Design

Dy dekada me shqiptarët e Frances

€12,00

Abaz Pllana 

"Shqiptarët e Francës përbëjnë një komunitet të rëndësishëm në tokën franke dhe kanë një histori të gjatë dhe të bukur në këtë tokë të lashtë dhe të lavdishme, veçanërisht komuniteti shqiptar i Lionit. Një panoramë brilante mbi veprimtarinë e këtij komuniteti dhe të shqiptarëve më të spikatur në qytetin e tretë më të madh të Francës, na e jep gazetari, prozatori dhe studiuesi i njohur nga Kosova, Abaz Plllana (1969) në studimin e tij voluminoz me 354 faqe me titull, “Dy dekada me shqiptarët e Francës” (Tringa Design, Prishtinë). Ky libër është redaktuar nga Rina Çela dhe Fehmi Plakiqi. Parathënia është bërë nga Ylljet Aliçka,  ambasador i Shqipërisë në Francë dhe UNESCO (2007-2013), i cili ndër të tjera shkruan:  “Është kënaqësi për mua që të shkruaj parathënien e këtij libri, jo vetëm se është shkruar nga një mik, por edhe pse është dëshmi e çmuar e realitetit të komunitetit shqiptar të Lionit, një ndër komunitetet me shtrirjen dhe dendësinë më të madhe të shqiptarëve në Francë.

Abazi ka mbi 31 vjet që jeton në Lion dhe është ndër shqiptarët më të njohur të komunitetit shqiptar në Lyon. Ai ka marrë pjesë në tubime dhe aktivitete të shumta atdhetare, letrare dhe kulturore  të shqiptarëve të Francës, si dhe ka qenë organizator në shumë prej tyre. Ka qenë një ndër organizatorët dhe drejtuesi e protestave për Kosovën të zhvilluar në Lyon dhe në Francë nga shqiptarët e Francës, ku vecohet protesta në Place Bellecour në Lyon. Për veprimtarinë e tij atdhetare është nderuar me Mirënjohje (2001) nga Qeveria e Republikës së Kosovës." - Burimi: Fjala.al