Dituria

Djaloshi i Rikshës

€14,40

Lao SHE

Ky është një roman klasik i Kinës moderne, shkruar nga autori i famshëm Lao She gjatë viteve 1930.

Historia ka në qendër jetën e një djali me rikshë, të sinqertë dhe punëtor, Xiangzi, që vuan shtypjen mizore, e zakonshme për të varfrit në Pekinin «e vjetër ». 

Duke qenë i ri, i fortë dhe me vetëbesim, Xiangzi përpiqet të kursejë para për të blerë një rikshë të vetën, që të punojë me të dhe jo që të keqtrajtohet nga ata që zotërojnë dhe japin me qira riksha.

Ai fillon të ndërtojë një jetë të mirë për veten, kur gruaja me të cilën martohet e ndihmon të blejë një rikshë.

Jeta e tij merr një kthesë tragjike kur i vdes e shoqja dhe ai detyrohet ta shesë rikshën për të shlyer borxhet.

Xiangzi është shembulli domethënës i shtypjes së klasës punëtore të Kinës nga një sistem i korruptuar.

Romani mbështetet në njohjen e drejtpërdrejtë të autorit për gjendjen e vështirë të njerëzve, si protagonisti i romanit, djaloshi i rikshës.

 

« Djaloshi i rikshës » është ndër romanet më prekëse dhe të suksesshme shkruar nga një prej autorëve më prodhimtarë të letërsisë moderne kineze. Lao She shquhet për portretizimin e gjallë të personazheve, si dhe për një mënyrë dinamike dhe thumbuese në stilin e tij shumë tërheqës.