Çdo gjë është f*cked
Mark MANSON
Jetojmë në një epokë interesante. Nga ana materiale, gjithçka është më mirë se kurrë më parë: jemi më të lirë, më të shëndetshëm dhe më të pasur se kushdo në historinë e njerëzimit. E megjithatë, duket sikur çdo gjë është dhjerë në mënyrë të tmerrshme e të pariparueshme - planeti po ngrohet, qeveritë po dështojnë, ekonomitë po përmbysen, dhe të gjithë ofendohen vazhdimisht në rrjetet sociale. Në këtë moment të historisë, kur kemi akses në teknologji, edukim dhe komunikim të cilat paraardhësit tanë mund vetëm t’i ëndërronin, shumë nga ne ndihen të pashpresë.
Tashmë, në librin Çdo gjë është fucked, Manson e kthen vëmendjen nga defektet e pashmangshme të secilit prej nesh, te katastrofat e panumërta që po ndodhin në botën përreth. Duke marrë nga studimet psikologjike që janë bërë mbi këto tema, si dhe nga mençuria e përjetshme e filozofëve si Platoni, Niçja, Tom Waits, ai analizon fenë, politikën, dhe mënyrat shqetësuese se si të dyja po i ngjasojnë njëra-tjetrës.
Ai flet për marrëdhënien tonë me paranë, argëtimin, internetin, dhe se si gjërat e mira me tepricë mund të na hanë të gjallë nga ana psikologjike. Ai kundërshton hapur përkufizimet tona të besimit, lumturisë, lirisë, dhe madje vetë shpresës.