Brenga e Parisit
€11,99
Choose variants
Select Title
Price
€11,99
BAUDELAIRE
Sot në zemër lehtë jam ngjitur te kjo bregore e bukur
Prej ku qyteti i shtrirë skaj më skaj
Spitali, purgatori, bordelli, ferri, burgu,
Ku marrëzia e njerëzve shpërthen si një lulnajë
Ti e di mirë, Satan, o zot i brengës sime,
Se unë s’vij këtu si qaraman të qaj;
Por si bandilli plak që vjen tek mikja plakë
Nga kjo lavire e trashë kam qejf të dehem thumb
Prej mishit skëterror të saj të ndizem flakë.
fjetur qofsh, në ag i shtrirë gjithë përtaci,
I rëndë , i terratosur, me rrufe a i ngrefosur
Në vellon mbrëmësore spërkitur me flori,
Të dua, ashu si je, o horr kryeqytet!
Laviret dhe banditët na i japin shpesh ca ëndje,
Që leshkot e pafisëm s’i kapin kurrë në jetë.