Uegen

Gjenealogjia e moralit

€18,00

Frederich NIETZSCHE 

207 faqe

Një libër mjaft interesant nga Fridrih Niçe, këtë radhë me “Gjenealogjia e moralit” me shqyrtimet e tij të shkëlqyera, gjuhën e kthjellët dhe parashtresat e zjarrta, aq të vlefshme për çdo njeri. Ironia therëse po edhe tërheqëse është mjeti që të përthith, të rrëmben dhe të shtyn të ecësh përpara me këmbët e tua.

Fridrih Niçe gëzon emrin e një filozofi të madh dhe mendimtari të mrekullueshëm. Fjala e tij dëgjohet aktualisht si një perlë dhe mrekullisht këtë e kemi në shqip. Ka një përngjasim origjinal midis filozofisë dhe poezisë, por mendimet e dhëna shkurt e prerë janë një operacion i madh që i bëhet edhe mendjes njerëzore. Njeriu fare mirë edhe mund të çlodhet me to, mund të meditojë së bashku me arsyetimin e Niçes, mund të hedhë pse jo edhe një farë të re, të kuturisë një mendim të ri origjinal. Niçja ta jep këtë mundësi në të gjithë veprën e tij.