Artini

Shqiptarët 1830-1908

€24,99

Ethem ÇEKU 

 

Duke e lexuar librin e Prof. E. Çekut, vërehet qartë erudicioni, stili i lehtë dhe i kuptueshëm për të gjithë i shkrimit, si dhe formulimi i saktë i gjykimeve shkencore.

Qartësia e problemeve të elaboruara në libër buron nga njohja e thellë e fushave që trajtohen në tekst si, historia, religjioni, kultura, diplomacia dhe nacionalizmi.

Autori në libër analizon thellë dhe shpjegon në detale marrëdhëniet shumë komplekse të shqiptarëve me Perandorinë Osmane, dhe këtë e bënë duke u mbështetur në burime dhe literaturë te begatshme.

Kompleksiviteti i raporteve shqiptaro-osmane, zbërthehet deri në imtësi falë pikëpamjeve dhe interpretimeve të reja që sjell puna hulumtuese e autorit. Libri nuk përmban paragjykime dhe prejudikime të zakonshme në fusha të tilla, por me forcën e argumentit shkencor dhe të interpretimit akademik i bën vend se vërtetës historike, shpesh të politizuar nga historiografia e popujve fqinjë të shqiptarëve.

Andaj bazuar në vlerën përmbajtjesore, libri, përveç si tekst me domosdoshmëri leximi, duhet të shërbejë edhe si një standard dhe model i ri për studimin e raporteve të popujve të Ballkanit me Perandorinë Osmane.

Një arritje thelbësore dhe e mençur: duke sfiduar vetanalizën e zakonshme të historiografisë shqiptare, profesor Çeku e ka ngritur Shqipërinë e para pavarësisë në kontekstin e duhur ndërkombëtar dhe, edhe një herë, i ka ngritur studimet shqiptare në standarde ndërkombëtare.

Historia e shqiptarëve nuk është izolim, por është qëndresë, ndikim dhe ndërmjetësim në një sferë shumë më të gjerë strategjike dhe kulturore; në të njëjtën mënyrë, studimet shqiptare do të përmirësohen vetëm me një shkëmbim të hapur dhe të fuqishëm me trjedhat ndërkombëtare. Në të dy kuptimet, libri Shqiptarët 1830-1908 është një kontribut i mirëpritur.