Plejad

Në udhën e shqiptarizmës

€12,00

Vangjel KOÇA

 

Vangjel Koça alias Vangjo Nirvana lindi në Gjirokastër më 1900. Mbasi kreu arsimin e mesëm në gjimnazin e njohur "Zosimea" të Janinës, u diplomua për jurisprudencë në Itali. Që në moshë të re u mor me gazetari, fillimisht në gazetën "Drita" e më pas "Demokratia" të Gjirokastrës. Në këtë të fundit mbajti disa vjet radhazi rubrikën "Lëvizje mendore". Si bashkëthemelues i lëvizjes ideologjike të neoshqiptarizmës, drejtoi fletoren "Neo – shqiptarizma", gazetë vërtet jetëshkurtër, por me jehonë deri në ditët tona.

Revista "Përpjekja shqiptare" ka në themel edhe mendimin sociofilozofik të Vangjel Koçës. Në shërbim të lëvizjes mendore shqiptare përktheu "Dialogjet" e Lukianit, "Manualin" e Epiktetit dhe "Bisedë për metodën e Dekartit". Mbetet një nga intelektualët më të shquar të viteve 1930. Vdiq aksidentalisht në gusht 1943.