Pema

Truri idiot - një neuroshkencëtar sqaron papërsosmëritë e trurit tonë

€18,00

Dean BURNETT

Përse i humbisni argumentet karshi njerëzve që dinë SHUMË MË PAK sesa ju?

Përse e njihni atë grua disi.... por s'ju kujtohet dot emri i saj?

Dhe përse, pas ndarjes suaj të fundit, e gjeni veten të kruspullosur në divan për ditë të tëra dhe lëvizni veç për t'i fshirë hundët e lotët që vërshimthi ju shkojnë fytyrës?

Qe pse: truri idiot. Edhe pse supozohet të jetë kaq brilant dhe i përparuar, truri i njeriut është goxha i çrregullt, i pasaktë dhe i çorganizuar. Për shembull, kujtesa juaj është egoiste. Vërtet. Teoritë konspirative dhe besëtytnitë janë efektet e pashmangshme të një truri të shëndetshëm. Dhe, në fakt. alkooli mund ta përmirësojë kujtesën tuaj.

Te Truri idiot, neuroshkencëtari Dean Brunett zhbiron masën tonë misterioze të përhimët (dhe të bardhë). Përgjatë rrugës. ai shpjegon papërsosmëritë e trurit njerëzor dhe mënyrën se si ato ndikojnë në çdo gjë që themi, bëjmë dhe përjetojmë.
Ky libër, që paraqet një hulumtim prej eksperti të shkruar në një mënyrë argëtuese, i dedikohet çdokujt që pyet veten pse truri i tyre duket se po saboton jetën e tyre dhe çka dreqin bën ai në të vërtetë.