Republika e parë - Historia politike e Kosovës 1989-1999
€30,00
Choose variants
Select Title
Price
€30,00
Mero BAZE
E vërteta e madhe është se rruga drejt pavarësisë së Kosovës mund të ishte e gjatë dhe e pashpresë, nëse nuk do të lindte UÇK dhe të provokonte ndërhyrjen ndërkombëtare të NATO-s. Por nga ana tjetër, ajo ditë nuk do të vinte kurrë, nëse problemi
i Kosovës nuk do të hynte në kancelaritë perëndimore si problem i një shoqërie të orientuar nga Perëndimi që luftonte për të drejtat e saj themelore me rrugë paqësore. Befasia e në Perëndim pas vitit 1990, ishte rruga që ndoqi Ibrahim Rugova për ta ruajtur Kosovën nga goditja e parë fatale që mund të merrte njëherësh me shembjen e Jugosllavisë. Orientimi nga Perëndimi dhe rezistenca paqësore, justifikuan lindjen e UÇK-së dhe ndërhyrjen ushtarake perëndimore