Artini

Fiset Shqiptare

€24,99

Robert Elsie

 

Robert Elsie na ofron një lëndë gjithëpërfshirëse për 69 fise të ndryshme, duke përfshirë edhe të dhëna për pozicionet, përkatësinë fetare, strukturat fisnore dhe relacionet ndërmjet tyre, statistikat e popullatës, folklorin e fisit, legjendat, doket dhe historinë e fisit. Në të janë përfshirë pasazhet dhe fragmentet nga veprat e udhëpërshkruesve të mirënjohur të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe të fillimit të shekullit njëzet, si, bie fjala, Edith Durhamit, Baron Franc Nopçës, Johan Georg von hanit dhe Karl Shtajnmecit, të cilët udhëtuan nëpër rajonet e fiseve, si dhe biografi të shkurtra të figurave të shquara e të spikatura të cilat kishin lidhje me fisin.

Libri “Fiset shqiptare“ do të mbetet një vepër e domosdoshme dhe autoritative e referencave. Ka fare pak njerëz në botë që do të mund të shkruanin një libër të këtillë; absolutisht, asnjëri nuk do të mund ta bënte këtë më mirë se Robert Elsie, i cili është i pashoq në njohjen e kësaj lënde.