Albas

Mposhtja e djallit

€20,00

Napoleon HILL

Në vitin 1938, pas publikimit të “Mendo dhe pasurohu”, librit më të shitur të të gjitha kohërave, Napoleon Hilli theu “kodin e djallit”, duke e detyruar atë që të rrëfejë sekretet e tij. Fillimisht, dorëshkrimi “Mposhtja e djallit” ngjalli shumë diskutime. Për këtë arsye ai qëndroi i fshehur për më shumë se 70 vjet. Tani Sharon Lechter-i e sjell këtë libër shumë të rëndësishëm për lexuesin bashkëkohor, të pajisur me shënime dhe shpjegime.

Duke përdorur aftësitë e tij të mëdha, për të gërmuar thellë, deri te rrënjët, potencialet njerëzore, Hilli përpiqet të na njohë me pengesat më të mëdha me të cilat përballemi për të arritur qëllimet tona personale. Te këto pengesa ai fut frikën, zvarritjen, zemërimin dhe xhelozinë, si mjete të orkestruara nga vetë djalli. Këto mënyra të fshehura të vetëkontrollit mund të na çojnë në vetëshkatërrim, ndaj Hilli zbulon shtatë parimet e suksesit, të cilat na mundësojnë ne të triumfojmë mbi to dhe të shkojmë drejt suksesit. Tepër joshës, provokues dhe i fuqishëm, libri “Mposhtja e djallit” na mëson se si të ecim në rrugën drejt suksesit, harmonisë dhe vetëpërmbushjes në momentet kur kaplohemi nga frika dhe pasiguria.

“Napoleon Hilli është njëri nga mendimtarët amerikanë, i cili vazhdon të ketë ndikim të madh edhe sot. Ky dorëshkrimin i pabotuar më parë, i redaktuar dhe pajisur me komente nga Sharon Lechter-i, na zbulon se si frika dhe mungesa e besimit mund të na pengojnë në arritjen e qëllimeve tona. Tregu i lirë mbështet njerëz të besueshëm dhe të guximshëm.”