Minerva

Teoria e gjithçkaje

€18,00

Stephen HAWKING

Hawking besohet gjerësisht se është një nga mendjet më të ndritura të botës: një fizikan i shquar teorik, i cili me punën e tij ndihmoi në riorganizimin e modeleve të universit dhe në përkufizimin nga e para të asaj çfarë gjendet brenda tij.

Përfytyroni sikur jeni ulur në një dhomë me Hawking-un dhe e dëgjoni teksa i diskuton këto arritje, duke i vendosur në një kontekst historik. Do të ishte njësoj si të dëgjonit Kristofer Kolomin të fliste për Botën e Re.

Hawking paraqet një seri me shtatë leksione – të cilat mbulojnë gjithçka, që nga big bang-u, te vrimat e zeza, e deri te teoria e fijeve – që kapin jo vetëm gjeninë e mendjes së tij, por edhe mprehtësinë karakteristike.
Për studimin e tij mbi vrimat e zeza, i cili i mori më shumë se një dekadë, ai thotë, “Mund të duket njësoj si të kërkosh një mace të zezë në një bodrum me qymyr”.


Hawking e nis me një histori të ideve rreth universit, që nga përcaktimi i Aristotelit se toka është e rrumbullakët, e deri te zbulimi i teleskopit Hubble, mbi 2,000 vite më vonë, se universi po zgjerohet.
Duke e përdorur këtë si platformë, ai eksploron shtrirjen e fizikës moderne, duke përfshirë teori mbi origjinën e universit (p.sh. big bang-u), natyrën e vrimave të zeza dhe hapësirë-kohën. Së fundmi, ai shtron pyetjet e lëna pa përgjigje, veçanërisht si të kombinosh të gjithë teoritë pjesore e t’i përmbledhësh në një “teori të unifikuar të gjithçkaje”.
Ai pretendon se nëse “e gjejmë përgjigjen, ky do të jetë triumfi përfundimtar i arsyes njerëzore”.

Hawking, një popullarizues i shkëlqyer i shkencës dhe një shkencëtar i jashtëzakonshëm vetë, beson se përparimet në shkencën teorike duhet të “jenë të kuptueshme në parim nga kushdo, jo vetëm nga disa shkencëtarë”. Në këtë libër, ai na paraqet një udhëtim të mahnitshëm për zbulimin e kozmosit dhe të vendit tonë në të.

Ky libër është për këdo që ka vështruar qiellin natën dhe ka pyetur veten se çfarë ka atje sipër e se si është krijuar.