Pema

Profeti - Libani yt dhe Libani im

€13,19

Khalil GIBRAN

Profeti është padyshim vepra më e njohur e piktorit, filozofit dhe poetit libanez Gibran (1883-1931), e përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë. Vetëm në gjuhën angleze (në të cilën është shkruar), nga botimi i parë janë shitur më shumë se nëntë milione kopje, duke e bërë kështu njërin nga librat më të kërkuar në histori dhe poetin e tretë më të kërkuar të të gjitha kohërave, pas Shekspirit dhe Lao Cesë.

Te Profeti lexuesi gjen një set esesh poetike - libri ndërtohet në 26 kapituj, apo prozash poetike - që, pos filozofike e spirituale, janë edhe frymëzuese. Temat mahnitshëm shtjellojnë çështjet kryesore në jetën e njeriut : Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të mirën dhe të keqën, Lutjen, Kënaqësinë, Bukurinë, Fenë dhe Vdekjen. Njëkohësisht këto çështje apo tema janë përbërësit e kryeveprës poetike Profeti.

Për lexuesin shqiptar vepra Profeti vjen bashkë me poemën po aq të njohur të Gibranit, Libani yt dhe Libani im, madje në dy variante, për shkak të specifikave të lexuesit të tij të kohës: të Lindjes dhe të Perëndimit, aktuale edhe sot, madje edhe për vetë zhvillimet politike në Gadishullin Ilirik.