Dudaj

Le të na bashkojë era

€8,00

Iva MUSARAJ

 

Për një çast ajo u shkëput prej dashurisë që e kishte mbështjellë dhe mori ndër duart e holla gotën e verës. E nuhati, e trokiti me gotën e tij që ndodhej në tryezë dhe, duke e shijuar, i tregoi se trokitja e gotës është kuptimplote.
Ai po e dëgjonte me ëndje.
Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit. E vetmja shqisë e trupit që nuk vihet në përdorim teksa shijon një gotë verë, është ajo e dëgjimit, andaj u vendos që gotat të trokiten me njëra-tjetrën e kështu çlirohet edhe shqisa e dëgjimit. Pra, vera mund të shijohet me të gjitha shqisat e trupit.
E ndërkohë e trokiti edhe një herë gotën me të tijën dhe ngadalë e vuri në buzë.