Idioti
€20,00
    
    
Choose variants
                 
                  
                      
                      
              
                  
              
                  
                 
              
            
              
                        Select Title
                                
                                
                              
Price
                    
                  
                
€20,00
    
    
Fjodor DOSTOJEVSKI
Ky është romani në të cilin mishërohen në trajtën më të plotë parimet krijuese të Dostojevskit dhe ku zotërimi i çuditshëm i subjektit arrin lulëzimin e vërtetë. Në të rrëfehet historia e qartë dhe tejet e dhimbshme e princit fatkeq Mishkin, e Rogozhinit të tërbuar dhe e Nastasia Filipovnës së trishtuar.
"Idioti" është një nga veprat më të ndërlikuara të Dostojevskit. Tragjizmi i romanit qëndron në faktin se "Princi – Krisht" (Mishkini – heroi i dashur i shkrimtarit) nuk arrin as të lumturojë personazhet e tjera duke ndërhyrë në fatet e tyre, e as të mposhtë forcat armiqësore, viktimë e të cilave bëhet edhe vetë.
          





















































