Mediaprint

Tobi 1 - Një milimetër e gjysme guxim

€15,00

Timothée de FOMBELLE 

 

Tobie Lolnes e ka shtatin një milimetër e gjysmë. Prej shekujsh, bashkëkombësit e tij jetojnë në trojet e tyre në një lis të lartë e të dendur. … Për shkak se i ati i Tobit nuk pranoi të tregonte sekretin e një zbulimi të ri, familja e tyre u internua dhe u burgos.
Teksa rend mes degëve të lisit, duke u fshehur në të çarat e lëvores, Tobi largohet sepse bashkëvendësit e tij po e ndjekin këmba-këmbës për ta kapur. Tobi ia del të shpëtojë. Por, për sa kohë?
Ky roman është magjepsës, tejet origjinal, i shkruar bukur, me fantazi dhe zbulime befasuese.
Megjithëse voluminoz lexohet me një frymë, sepse aventurat e heroit të vockël janë prekëse dhe me imagjinatë.
Tobi është një hero i vërtetë. Mbajeni mirë mend emrin e tij, sepse tashmë ai bën pjesë në panteonin e personazheve të mirënjohur aventurat e të cilëve mbërthejnë lexuesit e çdo moshe.