UET

Haga e Ramush Haradinaj

€12,99

Michael O'REILLY

384 faqe

Pjesë shkëputur nga libri (faqe 312-315)
"Pasuria e Haradinajt ishte rritur së tepërmi gjatë vitit 2007, kur një projekt fantastik ndërtimi, i mbikëqyrur nga i ati u zhvillua në fshatin e tij Gllogjan.
Gjithsesi pyetja në mendjen e shumë njerëzve ishte se si e financoi Haradinaj këtë projekt ndërtimi dhe a ishte kjo si shtëpia e tij e madhe në Prishtinë, dëshmi e lirisë apo akoma më keq, dëshmi e marrëdhënieve të tij me paranë dhe njerëzit e pasur?
...Haradinaj s'mund ta shihte se si pasuria e pamerituar po e dëmtonte atë politikisht.
Stili i tij mburravec i të jetuarit përçoi një mesazh dëmtues në një shoqëri të torturuar nga varfëria dhe papunësia dhe ai dukej i paaftë për të parë pasojat.
Dëmi i referohej grumbullimit të fondeve me natyrë publike për mbrojtjen e tij.
Shumë në Kosovë e quajtën të pabesueshme që ngritja e një mbrojtjeje në Hagë mund të kushtonte afërsisht 10 milionë euro dhe ishte përhapur dyshimi se një pjesë e fondeve ishin pëdorur për kullat madhështore në Gllogjan.
Qëllimi kryesor i Kullës ishte të priste mysafirë vendas e të huaj në një ambient gjysëm formal, ku gjenin vend shqiptarizmi tradicional dhe një fuqi politike në zhvillim, por familja e tij më vonë e zuri njërin kat të njërës prej dy ndërtesave të Kullës"