Albas

I fundmi i Kastriotëve

€10,00

Bedri DEDJA

 

Romani për fëmijë “I fundmi i Kastriotëve” hedh dritë mbi një ngjarje tragjike të historisë së Shqipërisë, e cila njihet shumë pak nga lexuesi shqiptar.

Në vitin 1481, pasi u rrit e u bë burrë, Gjon Kastrioti vendosi të kthehej në Krujë për të organizuar një kryengritje, me dëshirën për të vazhduar bëmat e atit të tij, Skënderbeut të lavdishëm.

Si do të vijojnë përpjekjet e tij për ta çliruar Shqipërinë nga zgjedha turke, në rrethanat e reja që janë krijuar në vend, pesëmbëdhjetë vite pas vdekjes së të atit?

Shkrimtari Bedri Dedja, duke u mbështetur në fabulën dhe subjektin e veprës me të njëjtin titull, shkruar nga Andon Frashëri, ndërtoi mbi skeletin e saj një vepër të re, së cilës i dha formën e romanit për fëmijë.