Mediaprint

Jona dhe Deti

€12,99

Zimo KRUTAJ

 

Libri “Jona dhe deti” përshkruan befasitë e ndodhitë e ditës së parë të vogëlushes buzë detit, në një lojë reale e imagjinare ku shkrihet koha dhe hapësira.
Jona, në udhëtimin imagjinar të saj mes për mes detit, takon personazhet fantastikë të përrallave tona popullore, si dhe figurat më të njohura të letërsisë botërore për fëmijë. Kjo situatë, ëndrra dhe zgjimi, dritat dhe ngjyrat e detit në perëndim, bota e gjithë, e parë me sytë e fëmijës, i japin kësaj poeme një frymëmarrje të re, një tjetër hapësirë, që nxit përfytyrimin dhe edukimin e fëmijëve me të mirën dhe të bukurën…