Dudaj

Sekreti më i madh

€22,00

Rhonda BYRNE

 

Nuk e kemi parë të vërtetën për qindra vjet, sepse nuk kemi parë atë që kishim përpara syve. Jemi hutuar nga problemet tona, nga dramat e jetës sonë, nga ngjarjet e jashtme, dhe na ka shpëtuar zbulimi më i madh që mund të bënim dhe që ishte mu para nesh. Një zbulim që mund të na bëjë të reshtim së vuajturi dhe të na japë gëzim dhe lumturi jetëgjatë.

Çdo pyetje do të ketë një përgjigje, çdo dëshirë do të plotësohet. Nuk do të të duhet më të kesh frikë, nuk do të të duhet më të vuash.Ky është zbulimi më i madh i jetës sate.

Ky është fati yt.

 

“The Greatest Secret” do ta çojë lexuesin përtej botës materiale dhe në një mbretëri shpirtërore ku çdo gjë është e mundur. Mësimet që përmbahen në këto faqe zbulojnë praktika të arritshme për të gjithë që mund të përdoren menjëherë dhe zbulime të thella që do t’i largojnë frikërat dhe pasiguritë, ankthet dhe dhimbjet. I pasuruar nga fjalët ndriçuese të mjeshtërve më të mëdhenj shpirtërorë të së shkuarës dhe të së tashmes, “The Greatest Secret”-i është një kryevepër që u tregon lexuesve në mbarë botën rrugën për të mos vuajtur më dhe për të pasur një jetë të mbushur me gëzim.