Living

Kujtimet e tij

€14,99

Colleen HOOVER

 

Pasi vuan një dënim pesëvjeçar në burg, për një gabim me pasoja tragjike, Kena Roani kthehet në qytetin ku gjithçka mori tatëpjetën, me shpresën për t'u bashkuar me vajzën e saj katërvjeçare, mirëpo urat që ajo shembi dikur duket se nuk mund të ngrihen më. Të gjithë ata që janë pjesë e jetës së saj, e kanë ndarë mendjen të mos e pranojnë Kenën, pavarësisht nga përpjekjet e saj për t'u vërtetuar se është e denjë për të bijën.

Njeriu i vetëm që nuk ia mbyll derën plotësisht është Lexher Uardi, pronari i një lokali dhe një nga lidhjet e pakta që i mbeten Kenës me vajzën. Sikur të merret vesh se Lexheri dhe Kena pak nga pak po afrohen me njëri-tetrin, të dy rrezikojnë të humbasin besimin e njerëzve të rëndësishëm për ta. 

E me gjithë rrethanat e pafavorshme romanca e tyre zhvillohet. Bashkë me të, edhe rreziku. Kena duhet të gjejë një mënyrë për të shlyer gabimet e së shkuarës, nëse do të ketë një të ardhme të qetë.