Living

Kockat e zemrës

€14,99

Colleen HOOVER

Pas një fëmijërie mes varfërisë dhe mungesës së kujdesit prindëror, Beja Grimi më në fund "fiton biletën" për të shpëtuar nga ajo jetë, me një bursë për në universitetin "Penn State". 

Vetëm dy muaj para se të shkëputet përfundimisht nga e kaluara, një ngjarje e papritur do ta lërë të pastrehë dhe do ta detyrojë ta kalojë verën në Teksas, me babain, të cilin pothuajse nuk e njeh. 

E shkatërruar dhe e dëshpëruar që vera të mbarojë sa hap e mbyll sytë, Beja nuk ka as kohë dhe as nerva për Samsonin, djaloshin e bukur dhe pasanik, që qëllon të jetë fqinji i saj i ri. Vetëm se tërheqja mes tyre është më e fortë se çdo logjikë, pavarësisht se asnjëri nuk e di se ç'i ka rezervuar e ardhmja.