Odiseja
HOMERI
"Odiseja" u krijua, ndoshta, rreth shekullit tË 8-të para Krishtit. Në 12.110 vargjet e saj, ajo tregon aventurat e rrezikkshme të Odisesë mbret i Itakës, në Greqinë Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij, Penelopa, në Itakë.
Ndryshe nga "Iliada", ngjarjet e së cilës janë vendosur kryesisht në Trojë dhe tregohen me një narracion të drejtë, "Odiseja" ka shumë ndryshime të skenës dhe një subjekt kompleks.
Skenat e saj variojnë nga Troja në Egjipt, në Afrikën e Veriut, Peloponez, Itakë dhe Mesdheun perëndimor.
Narracioni fillon, kronologjikisht, afër fundit të historisë, dhe ngjarjet e mëparshme shpalosen në poemë më vonë (njëlloj si në teknikën moderne të rikthimit).
"Odiseja" është një nga historitë më të mëdha të të gjitha kohërave. Ka pasur një ndikim të fortë në letërsinë evropiane të mëvonshme, veçanërisht në epikën e Rilindjes (shekulli i 14-të deri në shekullin e 16-të).
Sipas skemës të Homerit për "Odisenë", u zhvillua një praktikë standarte e fillimit të një vepre epike me një ngjarje nga mesi ose fundi i historisë. Ngjarjet e mëparsme tregohen më pas në një moment të përshtatshëm, gjatë rrëfimit.
Një ekzemplar i mrekullueshëm i shekullit të 20-të, me temë nga Odiseja, ose Uliksi, është romani "Uliksi" i autorit irlandez James Joyce.