Shqipja - Nëna e gjuhëve
Xhuzepe KRISPI
Vështrim mbi gjuhën shqipe, gjurmi i zanafillës dhe lashtësisë së saj deri te pellazgët.
Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja.
Si nuk u dashka pra të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit?
Dardanët frigj dhe pellazgët, popuj, pa dyshim, më të lashtë se helenët, kishin të njëjtën gjuhë, gjurmët e së cilës vërehen sot te gjuha shqipe ...
Gjuha shqipe ka qenë një nga trungjet e para, prej nga buroi më pas ajo gjuhë hyjnore e helenëve që mahnit dhe kënaq pa pushim të gjithë njerëzit me shije.
Një vëzhgim i ri dhe i rëndësishëm tregon karakterin pellazgjik të gjuhës shqipe, ngaqë sipas Herodotit, emrat e shumë perëndive greke vijnë nga gjuha pellazge.