Uegen

Shqipëria një dhe një mijë

€12,00

Indro MONTANELLI

160 faqe 

Shënimet e udhëtimit shoqërohen me analiza të plota, me referime interesante historike, duke argumentuar të gjitha idetë që shtron, sidomos në përqasjet historiko-sociale dhe ekonomike.

Shqipëria një e njëmijë është libër i veçantë dhe që bie menjëherë në sy. Libri është shkruar nga Indro Montaneli, i cili i ka kushtuar vëmendje të veçantë Shqipërisë, historisë së saj, zhvillimeve në të, kujdestarisë italiane dhe politikave që përplaseshin në Shqipëri. Këtë e ndien menjëherë sapo lexon faqet e para të librit. Shqipëria një e njëmijë është libër historik, ndonëse të lë përshtypjen e një libri publicistik.

Indro Montaneli ka krijuar një mundësi të madhe njohjeje, por edhe një realitet ndryshe. Shënimet e udhëtimit shoqërohen me analiza të plota, me referime interesante historike, duke argumentuar të gjitha idetë që shtron, sidomos në përqasjet historiko-sociale dhe ekonomike. Indro Montaneli për to është një mjeshtër. Shqipëria një e njëmijë është një vepër e vërtetë që të njeh me kohën dhe hedh dritë në të kaluarën e ndritur. Autori nxjerr përfundime interesante për gjithçka që sheh e viziton.

Ky libër është e nevojshme të njihet nga nxënësit e studentët. Është një libër që duhet të jetë në bibliotekën e shkollës. Indro Montaneli dhe vepra e tij Shqipëria një e njëmijë krijuan një Shqipëri tjetër, një Shqipëri që admirohej, një vend që mund të vizitohej, një vend të ndryshëm nga të tjerët.