Dituria

Shqipëria e panjohur

€12,99

Gabriel Louis JARAY

Nuk kemi se si të mohojmë që edhe nëse Shqipëria nuk ka qenë vetëm një shpikje diplomatike e Austro-Hungarisë dhe e Italisë, këto dy fuqi e kanë shfrytëzuar këtë krijesë të nevojshme për të vënë në jetë qëllimet vetjake të politikës së tyre. Pikërisht në këtë “furrë shkrirjeje” të islamit, i vetmi nga të gjitha kombet e Turqisë së Europës, që qëndroi dhe nuk u shkri, ishte kombi shqiptar.

Një pjesë e shqiptarëve mbetën të krishterë, ndërsa shumica u kthyen në myslimanë. Veçse myslimani shqiptar mbeti gjithnjë shqiptar, duke qenë kësisoj në Gadishullin Ballkanik i vetmi përjashtim nga rregulli, nga thënia e urtë sipas së cilës kombësitë nuk janë gjë tjetër veçse fe të ndryshme.

Kjo gjë është njëkohësisht një shembull i shkëlqyer i thellësisë dhe i forcës së ndjenjës kombëtare shqiptare. A mund të thuhet se shqiptari mysliman do të jetë i paaftë të përparojë e të organizohet, vetëm sepse ka përqafuar fenë e Muhamedit? Në stadin e sotëm të qytetërimit unë nuk kam vërejtur ndonjë ndryshim të madh ndërmjet gjendjes shoqërore të shqiptarëve të të tria besimeve fetare. Mua më janë dukur mjaft të ngjashëm një malësor katolik i Mirditës me një banor mysliman të Lumës, ose një pronar i madh katolik i Shkodrës me një bej mysliman të Tiranës.