UET

Piedestale pa statuja (8 dhjetor 1990 - 31 mars 1991)

€12,99

Blendi FEVZIU

Ky libër nuk është një verison apo punim i mirëfilltë historik. Ky libër, është një përjetim personal i tre muajve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë në fund të shekullit të XX - të, dhjetor 1990 - mars 1991; tre muajve që ndoshta në historiografinë njëshekullore të shtetit shqiptar do të mbeten ndër më të rëndësishmit. Kjo për dy arsye të thjeshta: e para, sepse lëvizja studentore e dimrit të vitit 1990 i dha fund de facto dhe de juro njërës prej diktaturave më të ashpra të Europës, ndryshoi një regjim që kontrollonte vendin që prej gjysëm shekulli, si dhe hapi një perspektivë demokratike për Shqipërinë, duke e orientuar atë sërish drejt perëndimit. E dyta, sepse ato tre muaj prodhuan klasën politike që drejton ende Shqipërinë.