Dituria

Historia e Norvegjisë

€15,00

Øivind STENERSEN & Ivar LIBÆK

"Historia e Norvegjisë. Nga epoka e akullnajave deri në ditët tona" është shkruar për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për historinë e këtij vendi dhe popullit të tij. Ky vëllim, i pasur me ilustrime, shërben për të dhënë një tablo të qartë të zhvillimit kulturor dhe shoqëror në Norvegji - duke filluar nga koha kur njeriu i parë nisi të jetojë në këtë vend, thuajse 12 000 vjet më parë, e deri në ditët tona. Kombinimi i tekstit me harta, ilu-strime dhe diçitura i ofron lexuesit larmi, njohuri dhe mundësi për të depërtuar edhe më thellë në ngjarje e fakte. Në këtë rrugëtim të gjatë nëpër histori, lexuesi do të takojë figura të njohura, si: mbreti Olav, mbreti i shenjtë Kristiani IV dhe mbreti Hakooni VII, si dhe mijëra personazhe të tjera jo aq të njohura, që ndërtuan Norvegjinë. Libri është mbështetur edhe në punën e disa historianëve norvegjezë; ai është sa stimulues aq edhe ndihmues për cilindo që ka kureshtjen të njohë Norvegjinë që është sot.