Dituria

Historia e Francës

€29,99

Georges DUBY

 

Rezultat i një angazhimi të përbashkët të specialistëve më të mirë te epokave të ndryshme, bashkërenduar nga George Duby, një nga historianët më të mëdhenj francezë të shekullit XX, kjo Histori e Francës përfshin harkun kohor nga zanafilla në ditët tona. Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshmërisë, në perspektivën e një historie të plotë oú tout se tient: mënyra jetese dhe të prodhimit, besime dhe praktika fetare, krijime artistike dhe letrare, ideologji, mendim filozofik dhe progres shkencor. Kësisoj kemi përpara një studim origjinal të plotë e shumëplanësh në veçanësinë dhe në marrëdhëniet e tyre reciproke brenda një kombi.