Dituria

Historia e Belgjikës

€15,00

Geert VAN ISTENDAEL

 

Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo – të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason, sqaron në këtë libër Geert van Istendael. Ai e bën këtë me një stil të pashoq, herë shumë i ashpër, herë shumë i dashur, por, mbi të gjitha, besnik ndaj fakteve dhe mjaft objektiv. Kushdo që e do Belgjikën, duhet ta lexojë këtë libër. Kushdo që nuk e do Belgjikën, duhet ta lexojë këtë libër. Pra, të gjithë duhet ta lexojnë! Që në botimin e tij të parë, më 1989, libri pati sukses të jashtëzakonshëm. Deri tani ai është ribotuar 17 herë; katër herë autori e ka rishikuar tekstin deri në detaje. Një vepër e dokumentuar më së miri dhe shumë tërheqëse …