Mediaprint

20 mjeshtërit e hershëm shqiptarë

€15,59

Suzana KUKA

 

Në historinë e artit shqiptar, disa nga artistët më të mëdhenj të tij i cilësojnë si “mjeshtërit e hershëm". Në këtë libër, fëmijët dhe të rinjtë për herë të parë do të njihen me 20 mjeshtër, që me veprat e tyre filluan t`i jepnin jetë dhe zhvillim atmosferës së arteve figurative të shek. XX në vendin tonë.
Në mënyrë të përgjithshme, termi "mjeshtërit e hershëm" u referohet artistëve më të parë, që jetuan në Shqipëri dhe krijuan gjatë periudhës 1860-2000.
Libri është ndërtuar në 20 artikuj të veçantë. Secili prej tyre i përket jetës dhe krijimtarisë së një mjeshtri të vetëm. Në çdo artikull shqyrtohet koha shoqërore dhe vendi i lindjes së mjeshtrit, tregohet rreth edukimit, arsimimit dhe formimit të tij artistik. Nga krijimtaria e gjerë e çdo mjeshtri është përzgjedhur me kujdes një vepër, për të cilën shpjegohet tema, subjekti dhe ngjyrat e përdorura. Secila vepër përshkruan aftësitë krijuese, talentin pasqyrues dhe imagjinatën e secilit mjeshtër të hershëm, për të krijuar stilin vetjak figurativ.
Gjuha rreth artit, e përdorur në libër është një gjuhë e thjeshtë për fëmijët dhe të rinjtë. Ajo është e kuptueshme në përshkrimet rreth pikturave të përzgjedhura dhe ndihmon në shkëputjen e kurioziteteve, të cilat tërheqin vëmendjen e tyre, për të njohur disa qasje intime nga jeta dhe krijimtaria e çdo mjeshtri të hershëm.