Reklama

Psikologjia e racave

€8,00

Gustave LE BON

 

Roli i njerëzve të mëdhenj në historinë e popujve

… Ata janë lavdia e vërtetë e një kombi, dhe gjithkush, dhe ai më i përvuajturi, mund të mburret me ta. Ata nuk shfaqen rastësisht apo nga mrekullia, por përfaqsojnë kurorëzimin e një të kaluare të gjatë. Të përkrahësh shfaqjen dhe zhvillimin e tyre, do të thotë të përkrahësh lulëzimin e progresit, nga i cili do të përfitojë i gjithë njerëzimi...

Si veniten dhe shuhen qytetërimet?

... Qytetarët, duke mos pasur ideal tjetër veçse të shijuarit me ngut të të mirave të fituara; ia lënë drejtimin e çështjeve publike shtetit dhe nxjerrin me shpejtësi të gjitha cilësitë që kishin krijuar madhështinë e tyre. Atëherë fqinjët barbarë apo gjysëm barbarë, duke pasur nevoja shumë të pakta, por një ideal tepër të fuqishëm, e pushtojnë popullin shumë të qytetëruar, dhe më pas krijojnë një qytetërim të ri me mbeturinat e atij që porsa përmbysën.