Pema

Shprehi atomike

€20,00

James CLEAR
347 Faqe

Njerëzit mendojnë se kur synon ta ndryshosh jetën tënde, duhet të mendosh në përmasa të mëdha. Por eksperti me famë botërore i shprehive James Clear ka zbuluar një tjetër mënyrë. Ai e di fort mirë se ndryshimet e mirëfillta vijnë nga efekti i përgjithshëm i qindra vendimeve të vogla – kur bëjmë dy pompa në ditë, kur zgjohemi pesë minuta më herët, ose kur thjesht lexojmë një faqe libri më shumë. Ai i quan këto shprehi atomike.

Në këtë libër novator, Clear-i na tregon pikërisht për mënyrën se si këto ndryshime tejet të vogla mund të shndërrohen në rezultate të tilla që na e ndryshojnë jetën. Ai shpërfaq një grusht dredhish të thjeshta jetësore (artin e harruar të Mbivendosjes së Shprehive, fuqinë e papritur të Rregullit të Dy Minutave, ose dredhinë e hyrjes në Zonën e Kaçurrelaverdhës), duke u kredhur gjithashtu në psikologjinë dhe neuroshkencën më të përparuar për të shpjeguar rëndësinë e tyre. Përgjatë këtij rrugëtimi, ai na tregon histori frymëzuese të fituesve të medaljeve të arta olimpike, shefave të shquar ekzekutivë dhe shkencëtarëve të famshëm, të cilët e kanë përdorur shkencën e shprehive të vogla për të qenë produktivë, të motivuar dhe të lumtur.

Këto ndryshime të vogla kanë një efekt transformues për karrierën tuaj, marrëdhëniet tuaja dhe jetën tuaj.