Një vit pa stinë
Ylfete ALIU OSMANI
Romani “Një vit pa stinë” në vija të trasha trajton jetën e të rinjve të shoqërisë sonë në fillim vitin 2020, të një viti të jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë dhe për shoqëritë e globit në përgjithësi, pra është një përshkrimi i realitetit aktual kosovar dhe një thirrje për tejkalimin e krizës kolektive dhe individuale.
Zbërthimi i titullit Një vit pa stinë na shpie në dy venerime: atë artistik, simbolik e figurativ dhe në venerimin faktik e konkret. Venerimi simbolik e figurativ i titullit zbërthehet si një itinerar i një kohe të pakohë, si një rrugëtim i pandalshëm fiksional i një shoqërie në ndërtim e sipër, i një kohe që të gjithë vrapojnë pas angazhimeve ditore e që harrojnë të marrin frymë dhe duhet të ndodhë diçka e befasishme që këta njerëz të ndalen e ta kujtojnë vetveten dhe të mendojnë për të tjerët. Ndërsa zbërthimi faktik i romanit Një vit pa stinë valorizon kah një semantikë më filozofike dhe që është shumë vështirë të faktorizohet. Por, mbi të gjitha titullin mund ta konkretizojmë se stinët e vitit çdo herë lidhen me faktorin natyror, por edhe me qenien njerëzore, me njeriun dhe mund të ndodh që viti të jetë pa stinë pakohë e pa ndryshime në jetë.
Ma.sc. Fatmir HALIMI