Onufri

Albanians in art

€70,00

Ferid HUDHRI

 

Është udhëtim vizual në analet e historisë shqiptare, me një tekst shoqërues që as nuk të lodh (nëse je rishtar në botën e artit apo të historisë), as nuk të mërzit me thjeshtësinë e tepruar (nëse je i fushës). Nuk është kryesisht, them unë, një libër për artin, por një libër për shqiptarët nëpërmjet artit, një libër që vë në dukje rëndësinë e merituar të Shqipërisë në kulturën europiane, ndryshe nga karikaturat për shqiptarët që janë bërë shabllone prej vitesh në disa rrethe.
Them se ky libër është një “muze lëvizës”, por jo si një album që mund të blihet në dyqanin e Muzeut të Luvrit, për shembull, i cili paraqet të gjitha veprat e muzeut në fotografi. Jo aspak, sepse këtu kemi të bëjmë me një “muze” që nuk ka ekzistuar fare, një trashëgimi veprash të shpërndara në gjithë anët e botës, si vetë diaspora shqiptare.