E bija e kapitenit
€15,59
    
    
Choose variants
                 
                  
                      
                      
              
                  
              
                  
                 
              
            
              
                        Select Title
                                
                                
                              
Price
                    
                  
                
€15,59
    
    
A.s. PUSHKIN
I njohur te lexuesi shqiptar me poemat, poezitë, dramat, romanet, novelat, tregimet e përrallat e tij, Aleksandër Pushkin konsiderohet më i madhi poet rus njëkohësisht themelues i letërsisë moderne ruse.
Drama, romanca e satira janë të ndërthurura e gërshetuara gjithnjë mjeshtërisht në veprën e tij, të ndërlidhura gjithaq me letërsinë e jetën ruse.
"E bija e kapitenit" qe romani i preferuar i Çehovit. Tolstoi parapëlqente Pushkinin prozator më shumë se Pushkinin poet, duke thënë se "gjëja kryesore te Pushkini është thjeshtësia dhe kompaktësia e veprës së tij".
Gogoli madje shkonte aq larg sa thoshte se "krahasuar me 'E bija e kapitenit', veprat tona janë përsheshe të ëmbla". Dostojevski ndërkaq vlerësonte natyrshmërinë e veprës.
          





















































