Pema

Aq i/e mirë sa s'të shpërfillin dot

€15,00

Cal NEWPORT

340 faqe

“Të ndjekësh pasionin tënd”, është një këshillë e keqe për karrierën tuaj. Zbuloni se çfarë nevojitet të bëni në vend të kësaj këshille...

Në librin 'Aq i/e mirë sa s’të shpërfillin dot', Cal Newport rreket ta zbulojë pikërisht realitetin në lidhje me arsyet përse njerëzit e bëjnë me ëndje punën e tyre.
Duke kaluar një kohë të caktuar me fermerët e bujqësisë organike, me investuesit largpamës, me skenaristë të ndryshëm, programues freelance dhe plot të tjerë që pohojnë haptas se e bëjnë me kënaqësi të veçantë punën e tyre, Newport ka arritur ta zhbëjë bindjen jetëgjatë që mbështet idenë se “të ndjekësh pasionin tënd” është çelësi për t’u ndier të kënaqur.