Zemra e Meditimit
Dalai LAMA
Zemra e meditimit është një libër i jashtëzakonshëm në të cilin
Shenjtëria e Tij, Dalai Lama, na jep detaje të hollësishme rreth meditimit. Ky libër u mundëson lexuesve një pamje bindëse për mënyrën se si mund ta vënë veten në një gjendje të thellë që shkon përtej shtresave kufizuese të mendimeve të tepërta dhe se si të lëshohen në thelbin e zhveshur të mendjes më të thellë.
Qëllimi është të shfrytëzohet hapësira ndërmjet mendimeve për të përjetuar një nivel më të thellë të ndërgjegjësimit themelor dhe për ta nxjerrë atë në plan të parë, duke kuptuar kështu sfondin e të gjitha përvojave të ndërgjegjshme. Ky libër është tepër i pasur dhe pasqyron thellësinë e kulturës medituese dhe reflektuese, të mbushur plot me mirësi dhe prakticitet. Ai është një shembull ndriçues i asaj se si ky qytetërim i madh tibetian që ka pasur një ndikim kaq të jashtëzakonshëm në pjesën më të madhe të Azisë, ende vazhdon të jetë dobiprurës për botën.