Mediaprint

Veshun me diell, mbathun me hanë

€18,00

Rudolf MARKU

Antologjia “Veshur me diell, mbathur me hanë”, me prirjen e saj të
qartë për të nderuar traditën dhe kanonizuar avangardën, synon jo
vetëm atë pakicë të publikut shqiptar, që ende e ndjek me vëmendje
kultivimin e poezisë lirike në shqip, por edhe audiencën masive e më
pak të informuar.
Leximi i antologjisë “Veshur me diell, mbathur me hanë” duket se
projekton ngadalshëm, por në mënyrë të plotë, dinamikën, kurbën e
poezisë lirike në shqip, kohët kur janë shfaqur metaforat e freskëta dhe
tropet e tjera inovative, mënyrat sesi arritjet e traditës janë përdorur
për pika dislokimi. Mes dy periudhash lirie relative, është periudha e
shtypjes absolute (prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, deri në
shembjen e diktaturës, në vitin 1992).
Pavarësisht nëntitullit, Antologji e poezisë moderne, përveç poetëve
modernë, kjo përmbledhje përfshin edhe prekusorët e saj më të
hershëm, si për t’ia gjetur rrënjët ankthit të influencës, thellë dhe
në një arbërishte të ndritshme. Përfshirja e prekusorëve - etër të
kishës katolike - më shumë sesa homazh, duket provë dhe mesazh i
vazhdimësisë së shprehjes letrare në atë gluhen tonë, sipas Buzukut.