Bota Shqiptare

Vepro si grua, mendo si burrë

€14,99

Steve HARVEY

Steve Harvey nuk i numëron dot gratë mbresëlënëse, me të cilat është njohur ndër vite – gratë e shumta të jashtëzakonshme, të cilat ia dalin të drejtojnë një biznes, të kenë tre fëmijë, të kujdesen më së miri për shtëpinë, të jenë në formë të shkëlqyer fizike e, njëherazi, të drejtojnë grupin e kishës.

Atëherë, pse këto gra, kur vjen puna te marrëdhëniet e tyre me burrat nuk arrijnë ta kuptojnë se ç’ndodh me ta në një lidhje serioze?

Sipas Steve-it, kjo ndodh sepse në raste të tilla ato, në vend që të shkojnë drejt e te burimi, kërkojnë këshilla nga vetë gratë.

Në këtë botim të ri, Steve ka shtuar një seksion me këshilla të reja se si të silleni me ish-gratë e partnerëve tuaj, duke i bërë marrëdhëniet tuaja pikante, ju tregon se kur jeni gati për t’u martuar, si dhe shumë gjëra të tjera.

Hera-herës gazmor, shpesh krejt i drejtpërdrejtë, por gjithnjë i sinqertë, “Vepro si grua, mendo si burrë” është një libër që duhet ta lexoni, nëse doni ta kuptoni se si mendojnë burrat kur është fjala për marrëdhëniet e tyre me ju, intimitetin dhe dashurinë.