Tigri i bardhë
Aravind ADIGA
Balram Halwai është Tigri i Bardhë, një titull që e ka fituar duke qenë djali më i zgjuar i fshatit të tij, një komunitet në thellësi të Errësirës së Indisë rurale. Balrami është i biri i një tërheqësi karrocash; familja e tij është shumë e varfër dhe ai nuk ka mundësi ta mbarojë shkollën, kështu që i duhet të punojë në një çajtore dhe të pastrojë tryezat gjithë ditën e ditës. Përmes këtyre përvojave, Balrami merr shumë mësime për botën dhe më vonë kupton se rrugët e Indisë i kanë dhënë atij gjithë shkollimin e nevojshëm. Me pas, Balrami nuk e lë t’i ikë rasti fatlum, që i shfaqet kur një burrë i pasur e punëson si shofer dhe e merr të jetojë në Delhi. Qyteti është një zbulim i madh për të. Teksa shëtit shefin e tij me makinë nëpër qendra tregtare, papritmas e mrekullisht Balrami bëhet i vetëdijshëm për mirëqenien, pasurinë e pakufishme dhe mundësitë që shfaqen përreth tij, por ndërkaq e kupton se ai vetë nuk do të gjejë kurrsesi ndonjë hapësirë në atë botë magjike. Dhe Balrami luhatet në këtë dyzim dhe kupton se ka vetëm një mënyrë që ai të bëhet pjesë e asaj Indie të re xixëlluese.
Romani vjen në formën e një serie letrash të shkruara natën vonë nga Balrami, drejtuar Wen Jiabao's, kryetarit të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, ku i përshkruan ngritjen e tij të menjëhershme nga origjina shumë e ulët e deri në pozicionin aktual si sipërmarrës në Bangalore, si dhe pikëpamjet e tij për sistemin e kastës indiane dhe korrupsionin politik.