Plejad

Teoritë e personalitetit

€14,40

George BOEREE

 

Në këtë libër shqyrtohen një numër teorish të personalitetit, nga psikanaliza e famshme e Sigmund Freud-it deri në ditët tona. Ai përfshin biografi, terma dhe koncepte bazë, metoda dhe terapi vlerësuese, diskutime e anekdota dhe referenca lidhur me lexime të mëtejshme. Ajo çka i bën teoritë e personalitetit mjaft interesante, mendoj, se është fakti që ne mund të marrim pjesë në proces. Nuk nevojiten laboratorë dhe fonde qeveritare, por pak inteligjencë, pak motivim dhe një mendje e kultivuar.

Në 100 vitet e shkuara hulumtimi i personalitetit ka qenë të paktën një periudhë e tërë e entuziazmit kërkues, herë herë në pesimizëm e përsëri në entuziazëm.
Të dhënat e fundit sugjerojnë se fusha është bërë përsëri një vatër e studimit psikologjik.

Zbulime emocionuese janë bërë në gjenetikën e sjelljes, vërehet një njëzëshmëri në rritje rreth lidhjes ndërmjet veçorive të personalitetit dhe gjendjeve emocionale, teoritëbiologjike të personalitetit të të rriturve janë këmbim i ideve të teorive të temperamentit të fëmijëve.

Në këto vite hulumtime mbi personalitetin tentohet tu jepen përgjigje një sërë pyetjesh, si : 

  1. Cilat janë përmasat përkatëse të dallimeve individuale tek personaliteti? 
  2. Si arrijnë mekanizmat gjenetik të çojnë në dallime individuale?
  3. A ka personaliteti një bazë biologjike?
  4. Si zhvillohet personaliteti?
  5. Si ndryshon personaliteti?
  6. Cilët janë përcaktuesit shoqëror të personalitetit?

Teoritë ndryshojnë në fokusimin kryesor të tyre si dhe në drejtimin e tyre të përgjithësimit. Teoria evolutive e personalitetit, teoria psikanaliste, teoria bihejvioriste, teoria humaniste dhe sociobiologjia theksojnë të përbashkëtat e sjelljeve individuale.
Çdo pjesëtar i çdo specieje duhet të përballet me sfidat e mbijetesës dhe të riprodhimit. Se si këto sfida ndeshen brenda një specieje ndikojnë zgjidhjet tipike të species. E nëpërmjet kuptimit se si zgjidhen këto probleme nga njerëzit, ne mund të kuptojmë themelet e natyrës njerëzore.