Pema

Simfonia pastorale

€9,59

André GIDE

Simfonia pastorale është ndër veprat më të njohura të nobelistit francez, André Gide (1869-1951). I botuar më 1919, romani flet për një pastor pro- testant (rrëfyesi i romanit) i cili, vendos një ditë të na bëjë të ditur se çfarë ka shkruar në ditarin e vet. Ngjarjet zhvillohen diku në vitet 1890 (rrëfyesi e tregon thjesht me 189...) në një fshat të thellë malor, ku dimri është i ashpër e shpesh fshati i veçuar nga bota për shkak të dëborës. Një ditë, dikush vjen në shtëpinë e pastorit për ta lajmëruar se një plakë po vdes në shtëpinë e vet dhe se duhet shkuar për shërbimet e fundit fetare. Pastori merr karrocën e vet dhe shkon. Aty gjen një grua të moshuar që siç duket është shërbëtorja e plakës së vdekur në shtrat. Pastori habitet nga errësira e dhomës dhe nuk vëren se aty është një vajzë e re, me moshë të pasigurt (mbase 15 vjeçe?) dhe që rri e strukur në një qoshe. Praninë e saj ia vë në dukje shërbëtorja duke i thënë se ajo ska asnjë të afërm, se është e verbër dhe nuk flet asnjë fjalë...