Pema

Shtëpia e maces me top

€12,00

Honore De BALZAK

(1799-1850)

Ia kushtoi një jetë shkrimit, veprave, të cilat panë dritën e botimit duke kaluar plot peripeci.
Jeta e tij është një odiseadë e vërtetë, e cila ka lënë gjurmë në veprën e tij.
Vepra vjen në gjuhën shqipe mjeshtërisht nga njjohësi i shkëlqyer i veprave dhe jetës së Balzakut: Arianit Zoto.

Nga mesi i rrugës Saint-Denis, deri në vetë bërrylin e rrugës Petit-Lion, qëndronte deri vonë një nga ato shtëpitë të cilat historianëve u ofrojnë aso mundësie sa në bazë të një analogjie fare lehtë mund të rikonstruojnë Parisin e vjetër. Muret e shtrembëruara të kësaj kasolleje dukeshin sikur qenë stolisur me farë hieroglifesh. Çfarë emri tjetër mund t'i jepte tekefundit kalimtar kurrioz atyre X – ve dhe V – ve, të cilat në faqe shtëpie i kishin përshkuar kryq e tërthor ato trare, që vizatoheshin në gëlqere me ato të çara të vogla e paralele?
Është e qartë se secili nga këto trare lëkundej në bazën e tyre po të kalonte atypari edhe karroca më e lehtë. Sipër kësaj ngrehine arkaike ngrihej në çati trebrirëshe, çfarë së shpejti nuk do të shihen më në Paris.