Albas

Më quajnë - Pikaso

€10,00

Eva BARGALLО́ & Violetta MONREAL

 

Lindi në Malaga të Spanjës më 1881. I ati, mësues vizatimi, e udhëhoqi në hapat e tij të parë artistikë. Ai do të bëhej një nga figurat më përfaqësuese dhe më me ndikim të artit të shekullit XX. Vepra e Pikasos është nga më origjinalet dhe qe ndër artistët më prodhimtarë e krijues të të gjitha kohërave (vizatime, piktura, qeramikë, skulpturë, kostumografi, balet etj.) Jeta e tij artistike kaloi nëpër disa faza: përiudha blu, rozë dhe parakubiste, kubiste… Edhe sot e kësaj dite shfaqet në muzetë kryesorë të botës dhe, veçanërisht, në atë monografik të Parisit, Barcelonës dhe Malagës, përveç atij të Mbretëreshës Sofia në Madrid, ku është e ekspozuar Guernika, një tablo gjigante që denoncon tmerret e luftës.