Përdhunimi, një histori dashurie
Joyce Carol OATES
Gratë u druhen burrave. Jo të gjithëve, jo gjithmonë, por ato e dinë se burrat janë të aftë të përziejnë seksin me dhunën. Ndonjëherë burrat bëjnë atë që gratë rrallë e bëjnë, nëse e bëjnë përdhunojnë.
Tina Meguajër nuk duhej të kish marrë rrugën e shkurtër për tu kthyer në shtëpi. Jo pas mesnate, jo përmes një parku të errët. Jo e veshur në atë mënyrë provokuese. Jo me të bijën, Bethin. Jo kur rrugëve silleshin tufa djemsh të shfrenuar prej hormoneve, alkoolit, zemërimit.
Teksa përshkon një park bashkë me të bijën, Tina Meguajër sulmohet dhe përdhunohet nga një bandë djemsh të rinj nën efektin e drogës.
Viktimë e një përdhunimi në grup, e lënë gjysmë e vdekur në hangarin e varkave, Tinës dikur një grua plot jetë, tashmë i mbetet vetëm të pendohet që ka ngelur gjallë…