Pengu im
Colleen HOOVER
NJË RRËFIM ME RITME MARRAMENDËSE, NJË ROMAN PËR FAMILJEN, PËR DASHURINË E PARË, PËR BRENGAT DHE TRADHTINË
Morgan Granti është e vendosur të mos e lejojë të bijën të bëjë gabimet që ajo vetë ka bërë në rini, duke u martuar shumë herët dhe duke i prerë në mes ëndrrat e saj. As Klara nuk e do këtë. Nëna e saj aq e parashikueshme nuk ka asnjë grime spontaniteti në jetë.
Me karaktere dhe qëllime të ndryshme, Morgani dhe Klara duket se me zor bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi. Njeriu i vetëm që sjell paqe në familje është Krisi, bashkëshorti i Morganit dhe babai i Klarës, por paqes së tyre i vjen fundi kur ai përfshihet në një aksident tragjik, por edhe të dyshimtë, pasojat shkatërrimtare të të cilit nuk do të prekin vetëm Morganin dhe Klarën.
Teksa përpiqet të rindërtojë jetën e saj, tashmë të rrënuar, Morgani gjen ngushëllim te njeriu i fundit që mund ta imagjinonte, ndërsa Klara lidhet me djalin e vetëm të cilin e kanë ndaluar ta takojë.