Dituria

Paraja

€15,00

Emile ZOLA

 

Pushteti i parasë, fuqia, lavdia janë leva që lëvizin pothuajse gjithçka në botën njerëzore. Në fuqizimin e pafre dhe më pas në shkatërrimin e Bankës Botërore, shohim shpërblimin për çmendurinë e përgjithshme, magjinë dhe pushtetin e parasë te të gjitha personazhet e romanit.

Të gjithë i nënshtrohen Sakarit të plotfuqishëm: agjentët, shtypi, politika, letërsia. Të gjithë së bashku mbështesin batakçiun, aventurierin, sepse ai është i modës, ai premton piramidën e parasë, që në fund i zë poshtë të gjithë.

Historia e madhështisë dhe rrënimit të Bankës Botërore ngjall interes jo vetëm sepse në të është ngatërruar Sakari, por edhe sepse në të janë koncentruar shpresat e gjithë të tjerëve: Bovilje, Mazo, Dezhua, Sabatini, Karolina, Gamëleni etj. Paraja, edhe në vështrimin e autorit, është jo vetëm një e keqe sociale, por edhe bazë krijuese dhe gjallëruese në lëvizjen e përgjithshme të njerëzimit drejt arsyes dhe drejtësisë.