Noa

Palimpsest Dush Kusarit

€15,00

Teki DËRVISHI 

 

Teki Dërvishi, “Palimpsest Dush Kusarit”, roman, 172 fq. Botimet NOA


“Të gjithë u shprehën e po shprehen me admirim e respekt të madh për ­veprën më të re të Teki Dërvishit. Prita që kjo vlerë e mirëfilltë e prozës sonë do të gjente një jehonë të merituar në qarqet tona letrare-intelektuale, mirëpo, përveç dy-tri reagimeve afirmative, krejt kjo kaloi në heshtje. Për gjërat me rëndësi shumë më të vogël te ne organizohen biseda e tryeza ‘të rrumbullakëta e katërkëndëshe’, kurse kësaj here – heshtje! Me këtë roman, të shkruar me aq frymëzim e talent, Teki Dërvishi i lë disa pa gjumë, prandaj mundohen që sa më shpejt të mbulojnë me heshtje dhe harresë? (…) Ndoshta po shkoj shumë larg nëse them se një ­inteligjencie që nuk ka fuqi morale e njerëzore, që nuk di ose nuk do që vlerat e veta të vërteta t’i vendosë në vendet e veta të vërteta nuk ka gjasa që ta nxjerrë popullin e vet e as vetveten nga robëria.”

Adem Demaçi

“Teki Dërvishi është nga shkrimtarët më risimtarë dhe më inventivë të ­letërsisë bashkëkohore shqiptare, i cili, me çdo vepër të re, sjell një model të ri, të paparë në letrat shqipe.”

Abdullah Konushevci

“Mund të thuhet lirisht dhe pa ekzagjerime se kjo është vepra e parë dhe e vetme me pretendime që të trajtohet jo vetëm kompleksi kronikal-biografik, por të jepet bota e brendshme, të pikturohet portreti psikologjiko-filozofik i personalitetit me të gjitha referencat e ambientit të kohës dhe të problemeve që e mbu­shullojnë atë.”

Sefedin Fetiu