Pa u venitur kujtesa
Toshikazu KAWAGUCHI
Rrëzë malit Hakodate, në Japoninë veriore, kafeneja Donna Donna shquhet për pamjet e portit Hakodate, që të merr frymën. Por, kjo nuk është e gjitha. Kafeneja Donna Donna u ofron klientëve të saj përvojën e jashtëzakonshme të udhëtimit në kohë dhe Nagareja e Kazuja kthehen për të udhëhequr në udhëtimet e tyre katër klientë të rinj.
Ka disa rregulla që duhen ndjekur: mund të takoni vetëm njerëzit që kanë vizituar kafenenë, duhet të qëndroni ulur pa lëvizur nga karrigia dhe, më e rëndësishmja, duhet të ktheheni në të tashmen përpara se kafeja të ftohet.
Te Pa u venitur kujtesa takojmë: të bijën që u mban mëri prindërve të saj të ndjerë që e lanë jetime; komedianin që vuan për më të dashurën e vet dhe ëndrrat që ndanë bashkë: motrën të cilën e ka përpirë pikëllimi; dhe rioshin që kup- ton se e do miken e tij të fëmijërisë.
Emocionues dhe prekës, Kawaguchi eksploron idenë se si të qëndruarit në të kaluarën mund të ndikojë të ardhmen tonë dhe pyet lexuesin: A do të udhëtoje në kohë po qe se veprimet e tua nuk do ta ndryshonin dot të tashmen?